KRYEFAQJA » LAJME » Fillon mësimi për 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë

Fillon mësimi për 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë

Mbi 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë nisin sot vitin e ri shkollor 2017-2018. Prej tyre, janë rreth 33 mijë vogëlushë që do të përjetojnë emocionet e uljes për herë të parë në bankat e shkollës. Sipas Udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, shkolla fillon në 11 shtator dhe përfundon në 2 qershor 2018 për arsimin fillor, dhe 14 qershor për shkollat e mesme. Pushimet me rastet e festave të fundvitit edhe për gjimnazistët fillojnë në 23 dhjetor dhe përfundojnë në 7 janar. Provimet e Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2017-2018 janë paracaktuar të zhvillohen gjatë periudhës 1 deri në 30 qershor.

Sicred