KRYEFAQJA » LAJME » Fillojnë analizat falas për kancerin e qafës sē mitrës, në çdo Qendër Shëndetësore
Fillojnë analizat falas për kancerin e qafës sē mitrës, në çdo Qendër Shëndetësore

Fillojnë analizat falas për kancerin e qafës sē mitrës, në çdo Qendër Shëndetësore

“Testi HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, do të kryhet falas në çdo qendër shëndetësore” dhe për këtë ka nisur fushata e informimit në të gjithë vendin, që gratë e kësaj grupmoshe të mos e neglizhojnë këtë analizë. Ministrja e Shëndetësisë e dha këtë mesazh nga një qendër shëndetësore e rahabilituar në qytetin e Korçës.

“Investojmë jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin parësor, por edhe në programet kombëtare të parandalimit, si, kontrolli mjekësor bazë dhe depistimi i kancerit të qafës së mitrës, për të ulur barrën e sëmundshmërisë dhe për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.
Duket se edhe koha e pritjes së një vizite tek mjeku specialist është shkurtuar. Sipas minsitres, tani një pacient pret vetëm tre ditë. “Kemi shkurtuar në rang kombëtar, nga 8 në 3 ditë, kohën e pritjes për vizitë te mjeku specialist, falë programit të referimit online, që ka lehtësuar qytetarët dhe mjekët”.
Programi kombëtar i parandalimit të kancerit të qafës së mitrës sapo ka nisur në të gjitha qëndrat shëndetësore dhe marrja e analizës bëhet nga vetë gruaja përmes instruksioneve që jepin mjekët. Diagnostikimi i monstrave do të kryhet nga ISHP-ja.

Sicred