KRYEFAQJA » LAJME » Fillimi i vitit shkollor në Berat

Fillimi i vitit shkollor në Berat

Plotë 1.645 vogëlush në Qarkun e Beratit do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë në këtë vit të ri shkollor që pritet të nisë më 11 shtator, ndërkohë që do të nisin klasën e dhjetë 1.613 nxënës. Por, edhe pse pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor ende shumë godina arsimore nuk janë gati për të pritur nxënësit. Drejtori i DAR në Berat, Selman Hodaj bënë me dije se me gjithë bashkëpunimin e vendosur me bashkitë ka ende godina shkollash që nuk i plotësojnë të gjitha kushtet për të pritur nxënësit dhe stafin arsimor. Problematika ka në të pesta bashkitë e këtij qarku, ku ndonëse pushteti vendor ka investuar për rregullime në disa objekte që kanë qënë më problematike, ende gjithçka nuk është gati.

Sicred