KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Filipine, 200 viktima nga përmbytjet

Filipine, 200 viktima nga përmbytjet

200 viktima është bilanci i deritanishëm pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave në Filipinet jugore. Skuadraat e kërkim shpëtimit po kërkojnë ndërkohë për viktima të tjera. Rreth 150 persona janë akoma të humbur pasi Stuhia Tembin goditi rajonin. 70 mijë persona janë larguar nga banesat e tyre. Përpjekjet e kërkim shpëtimit po pengohen nga shirat e dendura, ndërprerejet e energjisë elektrike si dhe rrugët e bllokuara. Në orët e para të kësaj të dielje, stuhia Tembin, e njohur ndryshe edhe si Vinta në Filipine, ishte në jug të ishujve Spretli, duke u drejtuar për në vietnamin jugor, me erëra që arrinin shpejtësinë e 120 kilometrave në orë. Ndërkohë, në qytetin Davao po në jug të Filipineve, 37 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër tregtare. Forcat zjarrëfikëse luftuan për orë të tëra për të shuar flakët, që filluan në katin e tretë të qendrës, dhe u përhap një kat më sipër, duke bllokuar punonjësit e një call center. Sipas zëvedëskryebashkiakut të Davaos, nuk ekzistonte asnjë shans që ndonjë nga këta punonjës të ketë shpetua. Davao ndodhet rreth 800 kilometra në juglindje të kryeqytetit Manila.

Sicred