KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FIFA: Stop fokusimit të tifozeve tërheqëse gjatë ndeshjeve

FIFA: Stop fokusimit të tifozeve tërheqëse gjatë ndeshjeve

Fifa ka kërkuar nga transmetuesit televizivë si dhe nga grupi televiziv i FIFA-s, të reduktojë paraqitjen në ekran të tifozeve tërheqëse gjatë ndeshjeve, të konsideruara seksi. Kështu ka deklaruar shefi i departamentit për përgjegjësinë sociale në FIFA, Federiko Adieki. Ai ka vënë re se gjatë botërorit të Rusisë, rastet e seksismit kanë qenë më të dukshme se ato të rracizmit. Në veçanti, janë vënë re një numër i konsiderueshëm ngacmimesh nga ana e tifozëve kundrejt këtyre femrave të ekspozuara në ekran. Funksionari i Fifa-s ka shtuar më tej se ky vendim është një evolucion normal, duke theksuar se në krahasim me boërorin e kaluar, pritshmëritë nga ndeshjet janë përmirësuar shumë. Adieki ka kujtuar më pas se Fifa kishte ndërhyrë në punën e transmetuesve televizivë edhe në të kaluarën, por vetëm në raste të veçanta.

Sicred