KRYEFAQJA » LAJME » FIFA ndalon shefin e federatës braziliane mbi korrupsionin

FIFA ndalon shefin e federatës braziliane mbi korrupsionin

Organizata botërore e futbollit FIFA e ka përjashtuar përjetë nga bota e sportit, presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, Marco Polo Del Nero, pasi rezultoi se ishte përfshirë në korrupsion. Konkretisht pas një hetimi të kryer ai rezultoi se kishte marrë ryshfet. Pas më shumë se disa muajsh hetimi, menjëherë pas përfundimit të olimpiadës së Rios në 2016, ndaj presidentit të federatës braziliane të futbollit, marko Polo del Nero nisi hetimi nga FIFA se dyshohej për korrupsion dhe marrje rryshfeti për të drejtat televizive ndaj disa operatorëve televizivë. Nëpërmjet një deklarate, organizmi më I lartë I futbollit në botë, tha se hetimet kanë zbuluar se Del Nero kishte shkelur disa artikuj të kodit të etikës, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me korrupsionin. “Si pasojë, Del Nero është I përjashtuar përgjithnjë nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar” – thuhet në deklaratë. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë edhe një gjobë prej 1 milion frangash zvicerane.

Sicred