KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FIFA, Konferencë për sistemin VAR
FIFA, Konferencë për sistemin VAR

FIFA, Konferencë për sistemin VAR

FIFA ka zhvilluar konferencën e dytë të gjyqtarëve, në Kupën e Botës 2018, në Stadiumin Luzhniki të Moskës. Kryetari i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, Drejtori i gjyqtarëve në FIFA Massimo Busacca dhe Udhëheqësi i Projektit Arbitrar VAR Roberto Rosetti analizuan situatat në ndeshjet në grupeve të zhvilluara deri tani dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. I pari ka folur kryetari i Komitetit të Arbitrave të FIFA, Kolina I cili ka vlerësuar sjelljen e lojtarëve deri tani. “Fillimisht dua të falënderoj lojtarët dhe trajnerët në aspektin e sjelljes së tyre. Mesatarja e 3.4 kartonave të verdhë për ndeshje është absolutisht në përputhje me garat e tjera të mëdha. Numri i kartave të kuqe është padyshim më i ulët, gjë që dëshmon se respekti i lojtarëve për kundërshtarët e tyre deri më tani ka qenë shumë i mirë”. Gjatë një verprimtarie të tillë, nuk është e mundur që gjithëka të shkojë 100 për qind në mënyrë të përkryer. Disa gjëra edhe duhet të përshtaten. 95% e vendimeve të marra nga gjyqtarët pa VAR ishin të sakta dhe kjo përqindje u rrit në 99.3 për qind në sajë të ndërhyrjes së teknologjisë. Gjithmonë e kemi thënë se VAR nuk do të thotë përsosmëri. Por, siç mund të shihni, 99.3 përqind është diëka shumë, shumë e afërt me 100%. Ndërsa shefi i projektit Var, Roberto Rosetti, theksoi edhe njëherë se vendimet në fushë i merr gjyqtari, nuk është Var ai që vendos. “Në qendër të procesit të vendimmarrjes, është gjyqtari. VAR nuk vendos. Ai vetëm rekomandon një rishikim në terren. Eshtë gjyqtari që duhet të marrë vendimin përfundimtar”. Por VAR ka tërhequr vëmendjen në Kupën e Botës në Rusi. Nga një sistem që duhej të ofronte “ndërhyrje minimale”, është kthyer në një gjë me ndikim shumë të madh dhe shumë të diskutueshëm. Gjyqtarët po i drejtohen gjithnjë e më shumë teknologjisë, duke I lënë skuadrat e tifozët në ankth për minuta të tëra. Ka patur raste që nuk janë dhënë kartona të kuq, kur duhej, apo 11-metërsha. Të cilët mund të kishin ndikuar në fate skuadrash.

Sicred