KRYEFAQJA » LAJME » FIFA, Gjykata amerikane liron Burgan
FIFA, Gjykata amerikane liron Burgan

FIFA, Gjykata amerikane liron Burgan

Gjykata amerikane ka liruar Manuel Burgan, ish-drejtues I futbollit në Peru, I arrestuar më parë me akuzën për korrupsion në FIFA. 60-vjeçari, Manuel Burga, i cili ka drejtuar federatën e futbollit në Peru deri në vitin 2014 si dhe ka qenë anëtar i komitetit të zhvillimit të FIFA-s, u cilësua jo fajtor për akuzën e korrupsionit. Prokurorët I thanë gjyqtarit të çështjes se Burga kishte rënë dakord për të marrë ryshfet, por nuk e ka marrë atë, sepse në atë kohë ishte nën hetim në vendin e tij në Peru për pastrim parash. Shfajësimi i tij vjen më shumë se dy vjet e gjysmë pasi Shtetet e Bashkuara zbuluan skandalin më të madh të korrupsionit në historinë e futbollit botëror. Pak ditë më parë gjykata amerikane dënoi Zhose Maria Marin, ish-kreu i Konfederatës së Futbollit të Brazilit dhe Huan Angel Napot, ish-kreu i futbollit në Paraguai. Marin, 85 vjeç dhe Napout, 59 vjeç, u arrestuan menjëherë të premten. Sipas udhëzimeve federale, secili prej tyre do të vuajë të paktën 10 vjet burg. Prokurorët amerikanë kanë paditur 42 zyrtarë dhe drejtues të marketingut, si dhe kompaninë sportive Traffic, duke detajuar se kanë përfituar në formë ryshfeti shumën prej më shumë se 200 milionë dollarë, por deri më tani vetëm këta tre të pandehur janë përballur me gjyq. Nga individët e akuzuar, 24 kanë pranuar fajësinë. Pesëmbëdhjetë mbeten në vendet e tyre, përfshirë presidentin e Federatës braziliane të futbollit, Marco Polo Del Nero, i cili është pezulluar 90 ditë, nga çdo aktivitet futbollistik, derisa të përfundonte hetimi.

Sicred