KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FIFA gjoba për Xhakën dhe Shaqirin, por më shumë gjoba ndaj serbëve
Komiteti Disiplinor pranë FIFA-s ka vendosur të gjobisi me 10 mijë franga gjobë futbollistët e Zvicrës Xhaka dhe Shaqiri, të cilët festuan me shenjën e shqiponjës shënimin e golave ndaj Serbisë në takimin elemionator për "Rusi 2018". FIFA vlerëson se festimi me shqiponjë ishte spontan dhe nuk duhet të ishte një provokim i planifikuar për tifozët serbë. Sipas komisionit ky festim nuk kishte asnjë mesazh politik. Më i rëndë duket se është dënuar Shoqata e Futbollit Serb, e cila u gjobit nga FIFA 50,000 franga për sjelljen e keqe të tifozëve. Edhe trajneri serb Mladen Krstajiç dhe shefi i Federatës Slavisa Kokeza, janë dënuar me 5000 franga gjobë.

FIFA gjoba për Xhakën dhe Shaqirin, por më shumë gjoba ndaj serbëve

Komiteti Disiplinor pranë FIFA-s ka vendosur të gjobisi me 10 mijë franga gjobë futbollistët me origjinë  shqiptare të Zvicrës Xhaka dhe Shaqiri, të cilët festuan me shenjën e shqiponjës shënimin e golave ndaj Serbisë në takimin elemionator për “Rusi 2018”. FIFA vlerëson se festimi me shqiponjë ishte spontan dhe nuk dukej të ishte një provokim i planifikuar për tifozët serbë. Sipas komisionit ky festim nuk kishte asnjë mesazh politik.
Më të mëdha janë gjobat ndaj Shoqatës së Futbollit Serb, e cila u gjobit nga FIFA 50,000 franga për sjelljen e keqe të tifozëve. Edhe trajneri serb Mladen Krstajiç dhe shefi i Federatës Slavisa Kokeza, janë dënuar me 5000 franga gjobë.