KRYEFAQJA » LAJME » FIFA dënon Tiranën, bllokon regjistrimin e Bakajt
FIFA dënon Tiranën, bllokon regjistrimin e Bakajt

FIFA dënon Tiranën, bllokon regjistrimin e Bakajt

Klubi i Futbollit Tirana njofton mediat dhe opinionin sportiv për një vendim zyrtar të dhënë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA. Klubi nuk ka mundësi të regjistrojë asnjë futbollist të ri për këtë periudhë transferimesh për shkak të borxheve të prapambetura.

Marrëveshja me Elis Bakajn është anulluar për shkak të pamundësisë për regjistrimin e tij si lojtar i Tiranës. Dënimi i dhënë nga FIFA vlen vetëm për merkaton e janarit. Klubi do të marrë masa për likuidimin e të gjithë borxheve nga e shkuara, për të zeruar problemet dhe nisur një cikël të ri pa detyrime për sezonin e ri.

Klubi kryeqytetas nëpërmjet një sqarimi ka njoftuar se ka likuiduar 600 mijë euro borxhe nga e kaluara dhe vijon të mbyllë një pjesë të mbetur nga detyrimet e trashëguara. Klubi bardh e blu ka zgjidhur shumë probleme për të shmangur dënimet nga komisionet juridike në FIFA apo dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pezullimi për merkaton e janarit është dhënë për një borxh të likuiduar tashmë por FIFA nuk ka toleruar vonesën disa ditore në shlyerjen e tij. Edhe pas apelimit të bërë nga klubi bardh e blu, ky vendim ka ngelur në fuqi.

KF Tirana ka lënë pas një periudhë tranzicioni, borxhi i mbartur kalonte vlerën e 2 milionë eurove dy vite më parë. Klubi ka punuar për zgjidhjen e këtij problemi madhor duke shlyer një shifër shumë të madhe parashë. Sot borxhet po shkojnë drejt zerimit dhe financat e klubit po rikthehen drejt normalitetit.

Sicred