KRYEFAQJA » LAJME » Fierza në nivele minimale

Fierza në nivele minimale

Brenda pak ditësh, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka rënë me gati dy metra dhe situata në kaskadën e lumit Drin mbetet kritike. Referuar të dhënave zyrtare niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 269.80 metra, ose 12.51 metra nën nivelin mesatar të dhjetë viteve të fundit. Ndërkohë që prurjet janë vetëm 25m3/s. Në këto kushte, për të mos cënuar sigurinë e sistemit energjitik, koorporata elektroenergjitike do të rishikoje programet e saj të prodhimit në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit. Aktualisht, KESH ka ulur në minimum prodhimin, duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 Mëh në ditë për OSHEE. Prej dy muajsh vendi është duke importuar energji në sasi të mëdha për të përballuar konsumin vendas, por situata sipas parashikimeve duket se do të jetë kritike edhe për shtatorin.