KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Fierza “avullon”, energjia nga importi

Fierza “avullon”, energjia nga importi

Situata në kaskadën e lumit Drin mbetet kritike, pasi thatësira e tejzgjatur po shteron ujin në hidrocentralin e Fierzës. Sipas të dhënave të koorporates elektroenergjitike, niveli i ujit në Fierzë ka rënë më me shumë se dy metër në pak ditë dhe aktualisht rezulton në nivelin 269 metër. Ndërkohë që prurjet janë 20 metër kub për sekondë nga 25 metër kub për sekondë që ishin pak ditë më parë. Nisur nga kjo situatë, koorporata elektroenergjitike ka ulur në minimum prodhimin, duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe shumë pak energji shkon për Operatorin e shpërndarjes. Prej dy muajsh vendi është duke importuar energji në sasi të mëdha për të përballuar konsumin vendas, por situata sipas parashikimeve duket se do të jetë kritike edhe për shtatorin. Aktualisht, rreth 80 përqind e energjisë elektrike që hidhet në rrjetin shpërndarës sigurohet nga importi. Skenaret duken të zymtë edhe për shtatorin. Ministria e financave po përgatit ndërhyrje në buxhetin e shtetit për të siguruar blerjen e energjisë e cila deri më tani është mbuluar nga vet OSHEE dhe fatura ka shkuar 52 milionë euro. Nëse koorporata elektroenergjitike nuk arrin të siguroje kredinë 22.4 milionë euro të bankës botërore, e cila është ende në fazë shqyrtimi, blerja e energjisë do të cënoje buxhetin e shtetit.

Sicred