KRYEFAQJA » LAJME » Fieri fton me plazhe e monumente të trashëgimisë kulturore

Fieri fton me plazhe e monumente të trashëgimisë kulturore

Ndonëse kur përmendim plazhin, në mendje na vijnë plazhet e mëdha të Durrësit, apo dhe plazhet e rivierës së jugut, 48 km vijë bregdetare të shfrytëzueshme për plazh na rezervon edhe qarku i Fierit, në Divjakë, Berat, Seman e Darzesë, ku nga viti në vit po zgjerojnë hartën e frekuentuesve, e sipas prefektit Bali Bala, kjo shifër këtë vit është 20 % më e lartë se një vit më parë: “Turizmi bregdetar është mbështetur në tre shtylla të rëndësishme, në shtyllën e infrastrukturës , të sigurisë dhe të rritjes së shërbimeve të ndryshme. Tashmë është realitet që të gjitha pikat që të çojnë drejt plazhit si në drejtim të Semanit dhe në Darëzezë janë të përfunduara dhe njëkohësisht njerëzit po e shijojnë me një komoditet më të madh këtë gjë”.

Por Fieri, ka turizëm gjithvjetor. Monumentet e shumta të trashëgimisë kulturore, mes të cilave Parqet Arkeologjike të Apolonisë dhe Bylisit vizitohen çdo ditë nga 300 – 600 persona: “Nëqoftë se i referohemi shifrave të vizitorëve të Apolonisë, nëqoftëse vitin e kaluar ka qënë rreth 9000 përgjatë gjithë vitit deri tani për këtë vit ka kaluar mbi 12 mijë vizitorë”.

Prefekti Bala shprehet optimist për zhvillimin e turizmit të rërës e diellit edhe në Pish Poro, ndërsa invetimet në infrastrukturë dhe projektet e mëdha në transportin e udhëtarëve i sheh si mundësi reale që edhe Fieri të ketë një turizëm të zhvilluar.

Sicred