KRYEFAQJA » LAJME » Fier, “Vjeshtë 2017”, policia sekuestron 16 makina luksoze
Sekuestrimet: Përplasje në gjykata mes pronarëve dhe prokurorisë

Fier, “Vjeshtë 2017”, policia sekuestron 16 makina luksoze

16 makina luksoze mes tyre një e blinduar është sekuestruar nga policia e Fierit në operacionin “Vjeshtë 2017” e mbështetur edhe nga forcat RENEA. Policia thotë se makinat dyshohen të jenë të trafikuara dhe se janë përfituar nga burime të paligjshme. Gjithashtu gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, pasi gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për shkeljet e konstatuara, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Ata janë Eldison H., 21 vjeç, banues në Fier dhe Idris S., 46 vjeç, banues në Lushnje. Policia bën të ditur se në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, edhe në qytete të tjera të vendit, do të vijojë operacioni për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara si edhe goditjen e grupeve kriminale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale.

Sicred