KRYEFAQJA » LAJME » Fier, bariu vretëvritet me armën e gjahut

Fier, bariu vretëvritet me armën e gjahut

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e 30 majit në Kallm të Vogël në Fier ku një 55 vjeçar është gjetur i vdekur. Nga raportimet e policisë 55 vjeçari është gjendur pa shenja jete dhe me një armë gjahu pranë, fakt që tregon se ai është vetëvrarë. Të afërmit e viktimes janë shprehur se 55 vjeçari kishte qënë me dele dhe kur është kthyer në shtëpi është mbyllur në dhomë aty ku ka kryer edhe aktin tragjik. Familjarët bashkëshortja dhe djali i të ndjerit, këmbëngulin se në momentin e ngjarjes ata kanë qënë në shtëpi ndërkohë të afërm të tjerë kanë thënë më pas se në atë çast kur 55 vjeçari ka vrarë veten në banesë nuk ka patur njeri. Policia njoftoi se me datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në një banesë është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi me iniciale A.K, 55 vjeç. Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.

Sicred