KRYEFAQJA » LAJME » Fier, vetëvritet polici brenda komisariatit

Fier, vetëvritet polici brenda komisariatit

Prej 20 vitesh mbante uniformën blu, duke i shërbyer rendit si Oficer i Patrulles së Përgjithshme në komisariatin e Fierit, por që mëngjesin e sotëm, u largua nga kjo jetë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Kastriot Fafaj 46 vjeç nga Semani i Fierit e ka kryer aktin menjëherë pas mbylljes së shërbimit, brenda një mjedisi në komisariat që shërbente si fjetinë. Pasi nuk u është përgjigjur të trokiturave të kolegëve, këta të fundit kanë konstatuar nga xhami i derës trupin e pajetë dhe kanë hyrë me forcë brenda fjetines, por ka qënë shumë vonë. Plumbi i vetëm në gjoks i ka marrë menjëherë jetën Fafajt, i cili ka lënë pas 2 fëmijë. Kolegët e tij thonë se nuk kanë vënë re shenja traume apo depresioni dhe se nuk kishte ndare me ta asnjë shqetësim, ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sicred