KRYEFAQJA » LAJME » FIER: SHTOHET NUMRI I PËRDORUESVE TË DROGËS

FIER: SHTOHET NUMRI I PËRDORUESVE TË DROGËS

“Numri i adoleshentëve dhe të rinjve si përdorues të alkoolit dhe hashashit është shtuar në mënyrë shqetësuese, skandaloze. Mjeku intoksikolog në spitalin Fier Lulëzim Banushaj thotë se afro 300 persona në muaj, përdorues të alkoolit dhe hashashit paraqiten për ndihmë të specializuar pranë qendrës së tyre: “Arrijnë edhe deri edhe në 10 raste në 24 orë.Jo vetëm të rinj adoleshentë por edhe mosha të tjera. Gjatë 24 orëve minimumi vjen një i ri që ka konsumuar edhe alkool edhe hashash”. Adoleshentët dhe të rinjtë që frekuentojnë shkollat, janë kryesisht përdorues të hashashit, ndërsa të rinjtë e papunë konsumojnë më shumë alkool, thotë mjeku Banushaj. Ndërsa shton se në jo në pak raste në spital paraqiten grupe të rinjsh, pas festave ku konsumohet alkool dhe hashash. Përdorues të drograve më të forta, edhe për shkak të çmimit janë moshat më të mëdha.

Sicred