KRYEFAQJA » LAJME » Fier: Shkollat gati për të hapur dyert

Fier: Shkollat gati për të hapur dyert

Me 11 shtator, në Fier, rreth 16 mijë nxënës do nisin vitin e ri shkollor 2017-2018 . Prej këtyre, 1 900 shkojnë në klasë të parë, e 5 mijë janë nxënës të shkollave të mesme. Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier Shkëlqim Allkaj në një intervistë për RTSH thotë se faza përgatitore që ka të bëje me përgatitjen e infrastrukturës, regjistrimet, shpërndarjen e teksteve dhe kompletimin e stafeve pedagogjike, jep garanci për një fillim të mbarë: “Në bashkëpunim me Bashkinë Fier, bashkinë Patos dhe Roskovec por edhe me bashkitë e tjera të qarkut, ka filluar një punë intensive që në fillim të muajit gusht për vënien në efiçencë të plotë të të gjitha institucioneve arsimore.Po punohet pa ndërprerje me skuadra të veçanta të bashkive për të krijuar një standart normal për fillimin e vitit shkollor” theksoi Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier Shkëlqim Allkaj. E më të privilegjuarit sa i përket infrastrukturës së godinave, këtë vit janë nxënësit e gjimnazit “ Perikli Ikonomi ”, shkollës “ Dhimi Ismaili”, shkollës në Grecalli si dhe nxënësit e shkollës 9 vjeçare “ Dermenas, pasi godinat e tyre ose janë ndërtuar të reja, ose i janë nënshtruar rikontruksionit të plotë. Në qarkun Fier funksionojnë 95 institucione të arsimit parauniversitar, 83 publikë e 12 privatë.

Sicred