KRYEFAQJA » LAJME » Fier, në shtator nis rikonceptimi i qendrës së qytetit

Fier, në shtator nis rikonceptimi i qendrës së qytetit

Në shtator pritet të nise zbatimi i projektit për rikonceptimin e qendrës së qytetit të Fierit. Projekti me vlerë 5.6 milionë euro, parashikon rikonstruksionin e lumit Gjanica; rikonstruksionin e fasadave në qendër të qytetit dhe instalimin i rrjetit ndriçues në disa rrugë. Sipas informacionit të Bashkisë Fier, grafiku i punimeve përcakton një kohështrirje prej 18 muajsh, ku do të përfshihet dhe ndërtimi i tri urave mbi lum si dhe ndërtimi i një parkimi nëntokësor per 100 automjete.Secila prej urave do të ketë një dizajn të veçantë. Ura e kishës, e cila do të jetë me harqe dhe do të ketë një korsi biçikletash. Sheshi i rikonceptuar është parashikuar të lidhet me lumin përmes shkallëve, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e projektit. Projekti synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet më të rëndësishme natyrore të zonës urbane të qytetit të Fierit dhe të konceptojë një shesh qendror, i cili mungon për qytetit. Ai do te shtrihet ne nje siperfaqe prej 7 ha, e cila do jete nje zone pa automjete dhe 2ha u dedikohen hapësirave të gjelbra. Për t’i hapur rrugë projektit u prishen dhe 47 objekte të ngritura mbi brigjet e Gjanices.

Sicred