KRYEFAQJA » LAJME » Fier: Rritet prezenca e policisë në akset rrugore

Fier: Rritet prezenca e policisë në akset rrugore

Ashtu si çdo vit gjatë kësaj periudhe sezoni turistik është shoqëruar me rritje të ndjeshme të ngarkesës së qarkullimit rrugor, kjo për shkak të pushuesve të shumtë, si dhe ardhjes së emigrantëve e turistëve, të cilët kanë preferuar ti kalojnë pushimet në shqipëri. Në një prononcim për mediat Drejtuesi i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier Artan Osmani ka sqaruar se si rezultat i rritjes së fluksit të lëvizjes në drejtim të aksit Fier -Vlorë janë marrë masa për rritjen e prezencës së policisë rrugore dhe asaj të rendit. Osmani është shprehur se aksidentet kanë qënë të pakta dhe më së shumti kanë ndodhur në rrugët lokale. Gjithashtu në gati një muaj policia e qarkullimit rrugor ka vendosur masa të rrepta ndaj drejtuesve të cilët bëhen shkak i bllokimit të qarkullimit me parakalime të gabuara. Vetëm në këtë periudhë janë vendosur 4000 gjoba ku gati 800 prej tyre për parakalime të gabuara dhe 700 për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Sicred