KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Fier, rritet numri i transaksioneve në ZVRP

Fier, rritet numri i transaksioneve në ZVRP

Sipas të dhënave të shprehura nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive ne Fier, numri i transaksioneve të kryera brenda një muaji shkon në 200- 250 . Gati 10 përqind e tyre janë transakione të qytetarëve për shit-blerje të pronës. Prej janarit deri në qershor janë kryer rreth 9800 aplikime për të marrë shërbimet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Fier. Rreth 1000 persona që kanë aplikuar në agjensinë e ALUIZNIT kanë marrë çertifikatën e pronësisë, ndërsa 1000 të tjerë janë në proces të kryerjes se procedurave të përpunimit. Për drejtuesit e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive në Fier mbetet ende problem zbatimi afateve kohore ligjore për ti shërbyer kërkesave të qytetarëve.
Ndërkaq për herë të parë Bashkia e Fierit në bashkëpunim me ZVRP ka nisur projektin e çertifikimit të tokave buqjësore për fermerët e 10 fshatrave. Rreth 500 fermerët e parë që do të përfitojnë nga ky projekt janë fermerët e fshatit Plyk. Projekti ka për qëllim të zgjidhi përfundimisht problemet e pronësisë mbi tokën bujqesore nga mbivendosjet që la pas në vite zbatimi i ligjit 7501, mjaftë i debatuar në gjithë Shqipërinë.

Sicred