KRYEFAQJA » LAJME » Fier: Punonjësit e rafinerisë vijojnë protestat

Fier: Punonjësit e rafinerisë vijojnë protestat

Muajt kalojnë por rreth 200 punonjës të Rafinerisë së Naftës në Fier vazhdojnë të kërkojnë pagesat e prapambetura, sigurimet shoqërore dhe rifillimin e punës të ndërprerë që me datë 7 dhjetor të vitit të shkuar: “Neve kërkojmë punë në radhë të parë, kërkojmë të derdhen sigurimet të cilat kanë 22 muaj pa u paguar dhe të paguhen muajt e prapambetura dhe uzina të vihet në punë. Dhe i themi pronarëve të vijnë këtu e të na sqarojnë neve, të vijë dhe ministri Gjiknuri, ta marri vesh, ti shikoje këta punëtorët si janë katandisur kështu.Qeveria na thotë se ia kemi deleguar ministrit të energjitikës Damian Gjiknuri për të informuar dhe konkluzionet dhe ti raportojnë në kryeministri dhe deri tani kjo mban datën 02.02.2017 dhe deri më sot nuk ka asnjë përgjigje” u shprehen punonjësit e rafinerisë. Punonjësit shtojnë se mosreagimi i instancave të tjera shtetërore po i çon drejt akteve sublime. Sot sërish të drejtat e tyre i kërkuan përmes protestës, madje rreth 50 prej tyre janë ngjitur dhe në kolonat 33 metra të larta të uzinës: “Në Shqipëri vetëm me akte sublime mund të bëhen zgjidhjet, nuk shikojmë që qeveria të vejë instrumentat e vet, nuk ka ardhur një njeri të bisedoje me ne” theksoi më tej njëri nga punëtorët.

Sicred