KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Fier, punonjësit e rafinerisë në grevë për rrogat dhe sigurimet
ttps://www.youtube.com/watch?v=z3AKLw8dpJw

Fier, punonjësit e rafinerisë në grevë për rrogat dhe sigurimet

Mos marrja e shpërblimit për punën e kryer ka hedhur sërish në greve rreth 150 punonjës të Rafinerisë së Naftës në Fier: “Ështe muaji i katërt dhe nuk i kemi marrë lekët…s’na japin leket.” “Në çdo datë 13 të muajit pasardhës do merreshin rrogat, na kanë gënjyer…nuk na kanë paguar Tetorin, Nëntorin Dhjetorin” thonë disa nga grevistët. Për më tepër, prej 18 muajsh këtyre punonjësve nuk u janë paguar as sigurimet shëndetësore e shoqërore. “Ne jemi 150 punonjës këtu që punojmë punë të zezë dhe nuk dënohet pronari. Ne kërkojmë rrogat dhe të na hidhet sigurimi. Ka një vit e gjysëm pa paguar sigurimet shoqërore…dhe po rrime kështu, në mëshirë të fatit”. Nëse nuk gjejnë zgjidhje përmes kësaj forme proteste, punonjësit, të gjithë me mbi 30 vite punë në këtë uzinë, paralajmërojnë përshkallëzim: “Do vazhdojmë grevën, do futemi në grevë urie, do ta ndjekim deri në fund” thonë ata për RTSH.

Sicred