KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Fier, protestë e punonjësve të UPTHN në Ballsh

Fier, protestë e punonjësve të UPTHN në Ballsh

Punonjësit e Uzina e Përpunimit të  Thellë të Naftës në Ballsh dhe pjestarë të familjeve të tyre janë mbledhur përsëri para prefekturës në Fier për të protestuar. Rikthimi i protestave ka lidhje me kërkesat ende të paplotësuara pas komunikimit me kryeministrin Rama. Protestuesit po shprehin indinjatën e tyre pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura dhe nuk kanë përfituar nga zbatimi i statusit të naftëtarit. Punonjësit janë shprehur të zhgënjyer dhe kërkojnë urgjentisht rifillimin e punës. Të kontaktuar nga RTSH përfaqësues të sindikatës së punonjësve se protesta është personale dhe e pa organizuar prej tyre. Por ata thonë se kërkesat e punonjësve të UPTHN në Ballsh janë mëse legjitime. Ktyetari i sindikatës Kamber Iliazi tha se përpara disa ditësh i është dërguar telgram kryeministrit ku i kërkohet të përshpejtojë realizimin e premtimeve. Ndërkaq sipas burimeve të ndryshme të informacionit Banka Credins që administron uzinën është në tratativa për ta shitur atë. Këto lajme kanë çuar në reagimin e punonjësve që thonë se do të këmbëngulin më fort në realizimin e kërkesave të tyre pavarësisht se kush do të jetë pronari i UPTHN Ballsh.

Sicred