KRYEFAQJA » LAJME » Fier, projekti i qendrës, IKMT nis shembjen e 40 objekteve

Fier, projekti i qendrës, IKMT nis shembjen e 40 objekteve

Zbatimi i projektit të Qendrës së Fierit si dhe sistemimit të lumit Gjanica, nisi sot me hapin e parë të lirimit të territorit. Ashtu siç ishte njoftuar ka nisur të hënën shëmbjen e 40 objekteve pranë lumit Gjanica në Fier. Mëngjesin e sotëm mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit të ardhur nga Tirana e të mbështetur nga forcat e policisë, për të shmangur ndonjë incident apo kundërshtim nga poseduesit e këtyre ndërtimeve, nisën shëmbjen e objekteve. Sipas IKMT operacioni në fjalë është pjesë e lotit të parë të shembjeve ndërmjet dy urave në Fier që do të zgjasë për gati dy javë. Për 4 objekte me lartësi mbi 3 kate, struktura e të cilave nuk mund të shkatërrohet përveçse me lendë plasëse është kërkuar ndihma e specialistëve xhenierë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Pronarët e 28 prej objekteve në plan për tu shëmbur kanë përfituar dëmshpërblim monetar sipas VKM. Operacioni i nisur të nuk ka hasur në reagime apo kundërshtime nga pronarët ndërkohë që mësohet se ata kanë marrë njoftimet prej datës 18 Janar dhe kanë nisur vetë të kryenin çmontimin e tyre.

Sicred