KRYEFAQJA » LAJME » Fier; Projekte të reja në infrastrukturë

Fier; Projekte të reja në infrastrukturë

2017-ta nisi në Bashkinë Fier, me dy investime të rëndësishme në infrastrukturë.169 milionë lekë nga buxheti i shtetit po përdoren për rikonstruksionin e rrugës “ Ramiz Aranitasi”, 800 metra e gjatë. Projekti i cili pritet të përfundojë brenda 7 muajsh, parashikon dhe ndërtimin e trotuareve, ndriçimin, gjelbërimin dhe fasadat e pallateve përgjatë rrugës. Qytetarët duket se janë mjaft të lumtur me punimet: “Ne jemi të kënaqur se na shikon syri punë të mirë, punë të lavdërueshme.” “Punimet në qytet janë shumë të mira dhe presim akoma më mirë, jemi shumë të kënaqur me investimet e bëra në qytetin e Fierit.” Kështu shprehen qytetarët e pyetur. Ndërsa në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve ka nisur zbatimin një tjetër projekt. Po montohen kontenierë të rinj për grumbullimin e mbetjeve, të cilët shmangin ndotjen e mjedisit përreth tyre. Kemi të bëjmë me një model europian, të aksesueshëm nga të gjithë qytetarët. Kapaciteti i tyre është 3.5 metër kub, dhe pastrohen me makineri specifike.

Sicred