KRYEFAQJA » LAJME » Fier, “përmbyten” fermerët e Kafarajt

Fier, “përmbyten” fermerët e Kafarajt

Të dëmtuar disa vite rresht nga dalja e Vjosës, mjaft prej fermerëve të Kafarajt në Fier, morën toka me qera larg shtratit të lumit, por edhe këtu nuk gjetën qetësi. Mjaftuan disa ditë shi, dhe i gjithë prodhimi i tyre u përmbyt. Serat me luleshtrydhe u pushtuan nga uji, e fermrët thonë se shkak është mospastrimi i kanalit kullues.

Por, në dokumentat e njësisë administrative Frakull dhe bashkisë Fier, ky kanal rezulton se është pastruar.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com