KRYEFAQJA » LAJME » Fier, penalizohen me gjoba subjektet që kanë ndotur mjedisin

Fier, penalizohen me gjoba subjektet që kanë ndotur mjedisin

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka penalizuar subjektet që kanë rezultuar se kanë ndotur mjedisin dhe lumenjtë në Qarkun Fier.

Sipas kreut të këtij inspektoriati në Fier, Hader Çako numërohen 49 masa administrative në vlerë prej 9,4 milion lekë të reja ndaj 6 kompanive më të mëdha të naftës të cilët kanë kryer derdhje të mbetjeve të naftes, në lumin Gjanica dhe në mjedis.

Gjobat janë vendosur në periudhen, prej Janarit të vitit 2018 dhe në vazhdim. Kontrollet e ushtruara nga Inspektoriati Mjedisor në Fier dhe ai qendror, kanë gjetur shkelje të rregullave teknike në shkarkimet teknologjike të kompanive përpunuese të naftës, të cilët kanë neglizhuar në përpunimin e mbetjeve.

Vendosja e gjobave ka frenuar kompanitë në shkarkimet në lumin Gjanica. Prej dy muaj, presioni dhe gjobat e Inspektoriatit Mjedisor kanë reduktuar nivelin e ndotjes dhe shkarkimeve teknologjike dhe mbetjeve të hidrokarbureve në lumin Gjanica.

Sicred