KRYEFAQJA » LAJME » Fier, një grabitës i vrarë dhe një i plagosur nga policia gjatë një tentativë grabitjeje në një banesë
Grabitja në Fier, burg për grabitësin e plagosur

Fier, një grabitës i vrarë dhe një i plagosur nga policia gjatë një tentativë grabitjeje në një banesë

Një tentativë grabitjeje në qytetin e Fierit ka përfunduar në shkëmbim zjarri mes personave të maskuar dhe forcave të policisë, pas të cilit një grabitës ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes, në lagjen “29 Nëntori”, pranë banesës së një shtetasi. Disa persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e automatikë, kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë me forcë duke thyer drynin e derës. Policia me të mbërritur në vendngjarje është gjetur në breshërinë e armëve të zjarrit. Efektivët janë kundërpërgjigjur dhe nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga grabitësit ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur. Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit janë larguar me një mjet ende të paidentifikuar, duke qëlluar në drejtim të policisë. Nga radhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Një grupi i posaçëm i prokurorisë gjendet në vendngjarje për të mbledhur provat.

Sicred