KRYEFAQJA » LAJME » Fier, nis sistemimi dhe rehabilitimi i rrjetit të vaditjes dhe kullimit

Fier, nis sistemimi dhe rehabilitimi i rrjetit të vaditjes dhe kullimit

Në prag të mbrritjes së stinës së nxehtë të verës në rajonin e Fierit ka nisur sistemimi dhe rehabilitimi i rrjetit të vaditjes dhe kullimit. Në Njësinë Administartive Mbrostar ka përfunduar rehabilitimi i 12 kilometrave kanale vaditëse dhe kulluese, të cilat i shërbejnë 1200 ha sipërfaqe tokë bujqësore në fshatrat: Kallm i Madh, Kallm i Vogël, Verri dhe Vajkan. Aktualisht puna është përqendruar në kanalin vaditës V7,2, i cili prej më shumë se 20 vjetësh nuk është lënë në harresë, duke humbur totalisht funksionin e tij. Mbi 48 ha të fshatit Kallm i Vogël prej vitesh nuk janë vaditur, ose në rastin më të mirë këtë shërbim e kanë bërë mekanikisht banorët e zonës dhe vetëm për konsum familjar, pasi sasia me cilësi e produkteve kërkonte më shumë prani të ujit gjatë gjithë ciklit të zhvillimit të prodhimit.

Sicred