KRYEFAQJA » LAJME » Fier, gjendet një kufomë e dekompozuar
Fier, gjendet rastësisht një kufomë nga një banor i fshatit Daullas

Fier, gjendet një kufomë e dekompozuar

Një trup i pajetë është gjetur rastësisht në fshatin Daullas të Fierit, nga një prej banorëve të zonës. Policia njoftoi se nga ekspertiza paraprake kemi të bëjmë me një ngjarje që mund të ketë ndodhur rreth një vit më parë, duke parë dhe shkallën e dekompozimit të trupit. Dyshohet gjithashtu se kufoma mund të ketë qenë viktima e një vrasje, pasi trupi i pajetë ka qenë i groposur, një shenjë që tregon se dikush e ka bërë këtë gjë për të mbuluar gjurmët. Tashmë pritet që autopsia të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje misterioze. Deri më tani, viktima nuk është identifikuar ende.

Sicred