KRYEFAQJA » LAJME » Fier; Fusha e mbetjeve urbane, emergjencë ekologjike
Fier, Fusha e mbetjeve urbane, emergjencë ekologjike

Fier; Fusha e mbetjeve urbane, emergjencë ekologjike

Kjo hapësirë prej 5 hektarësh është fusha e mbetjeve urbane në Fier. E vemtja që shfrytëzohet që prej vitit 1970, kur Fieri kishte 30 mijë banorë, ndërsa sot numëron më shumë se 100 mijë. Kufinjtë e saj kanë arritur deri në trasenë e hekurudhës, duke iu afruar frikshëm dhe banesave. Madje 15 familje i kanë braktisur ato. Dy vjet më parë këshilli i bashkisë Fier, shpalli dhe gjendjen e emergjencës ekologjike në këtë zonë, por ende sot, ka vetëm projekte. Por ngerçi nuk është vetëm institucional. Banorët e fshatrave Plyk, Mbrostar, Verri dhe Kallm i kanë kundërshtuar me forcë projektet e bashkisë për ngritjen e impiantit të ri në një nga këto fshatra.

Sicred