KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » FIER: ÇELET PANAIRI I 4-T KOMBËTAR I LIBRIT

FIER: ÇELET PANAIRI I 4-T KOMBËTAR I LIBRIT

Nga e enjtja e për 3 ditë me radhë Fieri, do jetë për herë të katërt mikpritësi i panairit kombëtar të librit. Rreth 100 botues, institucione kulturore, arsimore, klube shkrimtarësh, OJF, etj, nga të gjitha trevat shqipfolëse, kanë sjellë para lexuesit fierak botimet e tyre më të spikatura: “Elita e një shoqërie janë lexuesit nuk janë ata që shkruajnë sepse po të ishte kështu do ishte numër shumë i vogël dhe kjo të gëzon në fakt që edhe në një qytet si Fieri i cili po transformohet dita ditës në një qytet shumë të zhvilluar, oraganizohet një panair i përmasave të tilla. Është mbresëlënëse faktikisht duke pasur parasysh edhe panairet e tjera që oraganizohen në kryeqytet” tha Zef Çuni-Zv.ministër i Kulturës. Gjatë këtyre ditëve lexuesit do kenë mundësi të ndajnë mendime e të dëgjojnë fjalën e urtë të personaliteteve më të njohura të letrave nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Po kështu për një njohje më të thellë për disa shkrimtarë, gjatë këtyre ditëve do mbahen Konferencat Shkencore si :“110 vjet nga lindja e Mitrush Kutelit” ,“Azem Shkreli, poeti i mendimit të thellë”,“Libri i përkthyer, problematikat aktuale” ku do të referojnë shkrimtarë e kritikë të njohur, ndërsa do ketë dhe disa promovime librash. Në mbyllje të Panairit, i cili këtë vit organizohet nga fondacioni “ Harpa” dhe ka mbështetjen e Ministrisë së Kultures dhe Bashkisë Fier do të jepen katër çmime për prurjet më të mira të vitit në disa gjini letrare.

Sicred