KRYEFAQJA » LAJME » Fier: Çelet edicioni i pestë i Panairit Kombëtar të Librit

Fier: Çelet edicioni i pestë i Panairit Kombëtar të Librit

Për të pestin vit, Fieri bëhet mikpritës i panairit kombëtar të librit. Rreth 100 botues, institucione kulturore, arsimore, klube shkrimtarësh, OJF, etj, nga të gjitha trevat shqipfolëse gjatë katër ditëve do prezantojnë 1500 tituj librash nga të gjitha gjinitë. Në ceremoninë e hapjes bashkia Fier, prezantoi projektet më të reja të saj për të afruar qytetarët me librin: “ Bashkia Fier sapo ka caktuar një fond prej 3 milionë lekësh të reja për të pasuruar bibliotekën e qytetit Fier me rreth 3 mijë tituj të rinj. Por nuk ndalemi vetëm këtu. Do vijojmë edhe më tej. Do të fillojmë shumë shpejt rikonstruksionin e godines së bibliotekes për t’i rikthyer këtij institucioni dinjitetin që meriton ” tha Nënkryetarja e Bashkisë Fier Gentiana Cakrani. Panairi i librit organizohet nga Fondacioni Kulturor “Harpa” dhe mbështetet nga bashkia Fier, Ministria e Kultures, DAR Fier dhe Biblioteka Publike e Qytetit.

Sicred