KRYEFAQJA » LAJME » Fier, burg për 4 falsifikues
Fier, burg për 4 falsifikues

Fier, burg për 4 falsifikues

Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë për 4 nga 8 të arrestuarit që falsifikonin monedha, pasaporta dhe dokumenta emigrimi dhe qëndrimi në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Britaninë e madhe dhe Kanada. Këta shtetas u merrnin pororsi për pajisjen me dokumenta të falsifikuar, personave të ndryshëm kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12 mijë Paund. Grupi përbëhej nga 16 persona, 8 prej të cilëve u arrestuan, 6 po hetohen në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Në këtë mënyrë u pranua kërkesa e Prokurorisë për “Arrest me burg” për Artan Hasanin, 48 vjeç dhe Enton Lahollarin, 37 vjeç. Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” është zëvendësuar në detyrim me paraqitje kundrejt një garancie pasurore për Xhevair Myrtaj dhe Kostaq Papën, 31 vjeç.