KRYEFAQJA » LAJME » Fier, bie numri i lindjeve, popullisa drejtë plakjes
Kukësi në tatëpjetën e plakjes së popullsisë

Fier, bie numri i lindjeve, popullisa drejtë plakjes

Fieri po përjeton një tkurrje të popullsisë nga viti në vit. Sipas të dhënave zyrtare  numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm. Në vitin 2016  në maternitetin e Fierit rregjistruan 1800 lindje, të cilat janë rreth 300 më të uleta nga viti 2015. Kjo rënie sot është alarmante nëse do ta krahasonim  me numrin e lindjeve të evidentuara në vitin 1995 ku rregjistroheshin 5000 lindje në një vit. Në ditët tona kemi një reduktim prej më shumë se 50 përqind të numrit të lindjeve, çka do të thotë një pakësim të shtesës së popullsisë. Por nuk është ky shkaku i vetëm. Emigrimi, gjëndja ekonomike e planifikimi familjar, janë disa nga arsyet kryesore. Fieri ka një popullsi 82.262 banorë. Mosha mesatare 38 vjeç dhe dendësi 255 banorë/km2, një nga me të lartat në Shqipëri.