KRYEFAQJA » LAJME » Fier, arrestohen tatimorët për marrje rryshfeti
Fier, arrestohen tatimorët për marrje rryshfeti

Fier, arrestohen tatimorët për marrje rryshfeti

Operacioni policor i koduar “Inspektori” ka çuar në pranga dy inspektorë tatimorë të akuzuar për korrupsion. Policia e Fierit njoftoi se ka arrestuar shtetasit Florjan Zhaka 35 vjeç dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç. Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë ushtrimit të detyrës, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro rryshfet një subjekti tregëtar me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal.

Sicred