KRYEFAQJA » LAJME » Fier, “Arrest me burg pa afat” për grabitësit e pikës së këmbimit valutor

Fier, “Arrest me burg pa afat” për grabitësit e pikës së këmbimit valutor

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Lulëzim Demiraj, autori i vrasjes së 53 vjeçarit Agur Vrenozi. Ky i fundit mori një plumb në kokë gjatë grabitjes që Demiraj së bashku me Zini Fyraj 37 vjeç dhe Dashamir Gergalin 41 vjeç nga Fieri kryen në një pikë këmbimi valutor në qytet. Mbi Demiraj rëndojnë tre akuza, “vjedhje me pasoje vdekjen”, “armembatje pa leje” dhe “vjedhje”. “Burg pa afat” gjykata dha edhe per Fyraj dhe Gergalin. Tre të pandehurit mësohet se kanë shfaqur pendesë për ngjarjen para trupit gjykues. Me datë 2 rreth orës 11 të paradites, tre personat me armë dhe me maska grabitën pikën e këmbimit valutor në pronësi të Gezim Hoxhës, cili së bashku me bashkëshorten bëri rezistencë dhe kërkoi ndihmë. Por i vetmi që u shkoi në ndihmë ishte pronari i ndërtesës Agur Vrenozi. Dy burrat janë përleshur me dy grabitësit të cilët qëlluan të paktën dy herë me armë zjarri. Një plumb kapi në kokë 53 vjeçarin Vrenozi, ndërkohë Gëzim Hoxha mori dëmtime me sende të forta. Autorët u larguan nga vendngjarja me një makinë me targa të falsikuara, duke marrë edhe një sasi parash. Nën ndjekjen e policisë, autorët braktisën mjetin dhe u vënë në pranga në fshatin Baltëz. I pari në lumin me të njëjtin emër, i dyti pranë Urës së fshatit dhe i treti i fshehur në një banesë.

Sicred