KRYEFAQJA » LAJME » Fier; Aksidenti rrugor shkakton 4 të plagosur
fier, aksidenti rrugor, 4 te plagosur, perplasje, makina

Fier; Aksidenti rrugor shkakton 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 në aksin rrugor Fier – Lushnjë në vendin e quajtur Vajkan. Sipas njoftimit të policisë Tomorr Selamaj 64 vjeç , drejtues i mjetit tip “ Pezho” ka humbur kontrollin, duke u përmbysur jashtë rruge. Për pasojë kanë mbetur të lenduar të katër personat që ndodheshin në mjet, drejtuesi, e shoqja e tij Xhemile Selamaj 52 vjeç dhe shtetasit S.S 58 vjeç e N.M, 57 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë terreni i rrëshqitshëm.

Sicred