KRYEFAQJA » LAJME » Fier, 70 raste të reja me kancer çdo vit

Fier, 70 raste të reja me kancer çdo vit

Rreth 70 raste të reja në vit, ekzaminohen me kancer në rrethet Fier e Mallakastër. Ky trend vijon prej vitesh dhe sot statistikat flasin për 800 sëmurë me ketë sëmundje të rëndë, ndërsa shumë të tjerë fatkeqsisht kanë ndërruar jetë. Afro 30 për qind e të sëmurëve kanë rezultuar gra me kancer gjiri. Me shifra të tjera 1 në 8 femra rriskon për kancer gjiri, po me gjithë hapat e bërë për ndërgjegjësimin në këtë drejtim, shumë femra edhe në moshe të thyer, nuk kanë bërë asnjë kontroll të vetëm gjiri. “Nuk ka bërë vizita më parë” thotë një grua e cila ka zënë rradhën pranë qendrës së mamografisë në Fier.”Sot është hera e parë” thotë ajo. Ndërsa një tjetër banore Fierit thotë se mamografinë e parë para ka bërë para katër vitesh. Ajo kujton se ka dale me probleme çka e ka detyruar të bëjë kontrolle periodike. “Ju bë thirrje të gjitha grave të bëjnë kontrolle” thotë ajo.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Dhe institucionet në varësi të Ministrise së Shëndetësisë po vijojnë depistimet falas të gjirit. Në Fier, sikurse thotë Nevila Doko, drejtore e Shëndetit Publik, gjatë vitit 2017 janë depistuar falas 725 gra disa prej të cilave kanë dalë me problematika dhe janë referuar drejt mjekut specialist. Këta të fundit thonë se kujdes të shtuar duhet të tregojnë sidomos grupet e rriskuara. “Disa gra e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Të afërmet e tyre konsideohen si me rrisk të lartë” thotë zonja Doko.
Në Shqipëri kanceri i gjirit zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve tek femrat mbi 50 vjeç, ndërsa regjistrohen çdo vit rreth 400 – 500 raste të reja.

Sicred