KRYEFAQJA » LAJME » FIA, kontroll gjithë motorrëve të makinave
FIA, kontroll gjithë motorrëve të makinave

FIA, kontroll gjithë motorrëve të makinave

FIA do të hetojë të gjithë motorët sepse dyshon se disa skuadra kanë bërë hile për të shtuar fuqinë e tyre. Kështu ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, ku vëmendja është përqëndruar sidomos te Ferrari. Pas performancës së makinës së Fetel në Baku, dyshohet se makinat e Maranelos, përfshirë edhe ato Has dhe Sauber, për të marrë sa më shumë energji, nga sa lejohet nga sistemi elektrik, kanë vendosur në timon një buton që ndihmon në shtimin e kujve fuqi të motorit. Sipas rregullores motori duhet të ketë një fuqi maksimale prej 4 megaxhaul e përkthyer në 160 kuaj fuqi. Por duke u nisur nga ankesat e Mercedes, FIA ka nisur hetimin rreth faktit se disa makina po marrin më shumë fuqi se sa lejon rregullorja. Sipas revistës gjermane Auto Motor und Sport, Ferrari e arrin këtë fuqi falë një qarku inteligjent në brendësi të qelizave të baterive. Tani të gjithë pilotët duhet të tregojnë mënyrën se si funksionon energjia e tyre, si e merr atë dhe veçanërisht se si shpërndahet. Pas pol pozishën të parë të Hamilton në Australi, tre të tjerët kanë qenë për Ferrarin duke demonstruar se në këtë moment makina e kuqe është më përpara se ajo gjermane.

Sicred