KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Festuan për golin, FIFA hap hetime ndaj Xhakës dhe Shaqiri
Komiteti Disiplinor pranë FIFA-s ka vendosur të gjobisi me 10 mijë franga gjobë futbollistët e Zvicrës Xhaka dhe Shaqiri, të cilët festuan me shenjën e shqiponjës shënimin e golave ndaj Serbisë në takimin elemionator për "Rusi 2018". FIFA vlerëson se festimi me shqiponjë ishte spontan dhe nuk duhet të ishte një provokim i planifikuar për tifozët serbë. Sipas komisionit ky festim nuk kishte asnjë mesazh politik. Më i rëndë duket se është dënuar Shoqata e Futbollit Serb, e cila u gjobit nga FIFA 50,000 franga për sjelljen e keqe të tifozëve. Edhe trajneri serb Mladen Krstajiç dhe shefi i Federatës Slavisa Kokeza, janë dënuar me 5000 franga gjobë.

Festuan për golin, FIFA hap hetime ndaj Xhakës dhe Shaqiri

FIFA njoftoi mbrëmjen e së shtunës se Komisioni i saj Disiplinor ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë. Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serb, si dhe për rrëmuja tifozësh. Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.
Pas shënimit të golave ndaj Serbisë Xhaka dhe Shaqiri festuan me shenjën e shqiponjës dykrenore. Ata thanë se festimi i tyre nuk ka të bëje fare me politikën, por ishte thjesht xhest për mbështetësit e tyre.

Sicred