KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festohen karnavale e Dropullit

Festohen karnavale e Dropullit

Derviçian, fshati me popullsinë më të madhe në Dropull është dhe mikpritësi i përvitshëm i karnavaleve të minoritetit grek. Nusja dropullite dhe dhëndri janë figurat kryesore, ndërsa në zjarrin që ndizet në mbrëmje vonë, digjet e keqja: “ Karanvalet e Derviçanit, janë një traditë e hershme. Pasi kemi shëtitur nëpër gjithë fshatrat e Dropullit të Poshtëm, ne mblidhemi të gjithë këtu. Është shumë bukur. Atmosfera që krijohet është e pakrahasueshme. Është një traditë që duhet ta ruajmë.” 86 vjeçari Perikli Karajani, tregon se kostumet para viteve 1945 vinin kryesisht nga Janina e nga Italia, ndërsa ndalet më gjatë në shpjegimin e riteve të së hënës së bardhë, që pason të dielën e karnavaleve: “Deri të shtunën çdo familje në minoritet, po ashtu edhe në fshatin tonë, përgatitet për karnavalet. Gjithashtu gjatë përgatitjeve të javës kryen rite që simbolizojnë pastrimin e shpirtit.” Ritet e së hënës së bardhë mbahen në manastirin e Dhuvjanit dhe shënojnë nisjen e kreshmës për banorët ortodoksë.

Sicred