KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festivali ndërkombëtar “Imazhi shqiptar”

Festivali ndërkombëtar “Imazhi shqiptar”

Edhe 9 shqiptarë imazhe të shqiptarisë në botë i shtohen 123 imazheve të shpallura në 16 vite te festivalit ndërkombëtar “Imazhi shqiptar”. Çmimin me simbolin e dy duarve të shqipes, që së pari e ka origjinën në këtë festival, këtë vit e morën: Robert Shvarc për përkthime, Ahmet Bektashi për ndërtimin e 57 shtëpive në Preshevë, Gajur Kadriu në arkitekturë, Alma Cupi për gjininë e telereportazhit dhe dokumentarit, Reshat Ahmeti në pikturë, Migena Arllati në arsim, Eleni Kocaqi ne studime historike, si dhe fondacioni ‘Drita e Shkëlzenit” për bashkëjetesën paqësore.

Në ceremoni u lexua edhe një letër përshëndetëse prej ish-prefektit të Maqedonisë Qendrore, ish-deputetit grek, Panajoti Psomiadhi, i cili falenderoi njohjet e përpjekjeve të tij për përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke, duke cilësuar proverbën shqiptare se “fqinji është vëllai i parë”.

Nëse vit pas viti “Imazhi shqiptar” është dhënë për harmoninë fetare, marrëdhëniet etnike, studimet pellazgo-ilire etj, këtë vit tema ishte: “Shqipëria dhe fqinjët”.

Në 16 vite festivali “Imazhi shqiptar” ka nderuar 123 personalitete shqiptare, por edhe të huaj që kanë kontribuar për Shqipërinë; duke filluar nga Papa Gjon Pali II, Imzot Rrok Mirëdita, Adem Jashari, mbretëresha Geraldine, akademik Idriz Ajeti, Matju Ares, Vahid Vajdulla, artistë si Abdurrahim Buza, Ilia Xhokaxhi, Besim Zeklthi, Lili Cingu etj.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com