KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festivali i librit për femijë e të rinj , shkrimtarë e botues flasin mbi qasjet e tyre

Festivali i librit për femijë e të rinj , shkrimtarë e botues flasin mbi qasjet e tyre

A lexojnë fëmijët dhe të rinjtë? Nëse po si janë të orientuar, çfarë lexojnë dhe sa ju përgjigjet cilësia e botimeve. Disa prej këtyre pyetjeve është përpjekur tu japë përgjigje Seminari Ndërkombëtar mbi problemet e botimit të librave për fëmijë. Botues, shkrimtare dhe përkthyes por edhe shumë fëmijë janë epiqendra e librit këto ditë në festivalin letrar që i dedikohet lexuesit të së ardhmes. Anila Bisha, botuese e Media Print shprehet: “Nuk mjafton që fëmijët dhe të rinjtë ta duan leximin. Kjo iu jep mundësi atyre që të zhvillojnë imagjinatën apo mendimin krik, si edhe të rrisin aftësitë e tyre të leximit. Kur një fëmijë lexon vetëm letërsi artistike, ai nuk mund të marrë të njëjtat vlera si një që lexon lloje apo gjini të ndryshme librash.” Edmond Tupja, shkrimtar dhe përkthyes i mirënjohur vazhdoi: “Libri është një objekt që duhet adhuruar , që unë e adhuroj. Prandaj kemi dhe bibliotekën tonë,për ta shfrytëzuar.” Dashmir Ademi, botues maqedonas tha se: “Gjuha shqipe këtu ka një ngecje të madhe. Në Tetovë, ekzistojnë vetëm dy librari ku prindërit mund të pajisen me literaturë shqipe, apo me literaturë të përkthyer në gjuhën shqipe.” Monopolizimi i botimit të librave për fëmijë, distanca konceptuale mes atyre që shkruajnë libra dhe fëmijëve që supozohet ti lexojnë si dhe presioni i letërsisë globale në dëm të letërsisë shqipe duket se janë ndër sfidat kryesore të botuesve jo vetëm në Shqiperi.

Sicred