KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festivali i filmit ballkanik dhe kulinarisë, për 5 ditë në Pogradec

Festivali i filmit ballkanik dhe kulinarisë, për 5 ditë në Pogradec

Ka nisur në Pogradec edicioni i 8 i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe kulinarisë. Gjatë pesë ditëve, do të projektohen 75 filma me metrazh të gjatë, të shkurtër, filma eksperimentalë dhe filma të animuar. Gati një e katërta e filmave janë krijime të rinjsh nga shkollat e filmit në Rumani, Serbi, Shqipëri, Maqedoni, etj. Çmimet e festivalit do të caktohen nga një juri ndërkombëtare, me pjesmarrës të figurave të njohura të ekranit nga SHBA, Franca, Anglia, Italia, Austria dhe Spanja:
“Kam ardhur për herë të parë në Shqipëri me nënën time para 48 vitesh. Erdhëm për të vizituar gjyshen time. Ajo ishte belge e martuar me një grek e që jetonte këtu. Nëna ime u nis që këtu kur ishte 20 vjeç, shkoi në Argjentinë, unë kam lindur atje. Kur u rikthyem këtu, para 48 vitesh, më kujtohet se si një i huaj kur vinte në Shqipëri, i ngarkuar me shumë gjëra, si frigorifer e plot pajisje të tjera, për gjyshen time. E që atëherë, u deshën 48 vite që të rikthehem.
Këtë radhë kam ardhur për punë. Unë jam regjisore dhe koreografe në Paris, e një kushëriri im shqiptar që banon në Itali, i ka folur Enos për mua, e ai më ftoi të jem pjesë e jurisë në festival. Nuk e njoh aspak kinemanë tuaj. Unë organizoj një festival në Itali, e më vjen mirë që jam këtu për të gjetur artistë të rinj shqiptarë e për t’i marrë me vete në Itali kur të organizohet festivali im” tha Amai Camila Saraceni anëtare e jurisë së festivalit.

Edhe ky edicion po organizohet nga shoqata Art-Im-Pulse, e gjatë netëve të festivalit do jenë të ftuar nderi figura të njohura të kinemasë shqiptare.

Sicred