KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festivali i 57-të i këngës në RTSH, Inva Mula, drejtore artistike e festivalit

Festivali i 57-të i këngës në RTSH, Inva Mula, drejtore artistike e festivalit

Këtë vit festivali 57 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar vjen me një gamë të gjërë me artistë të njohur shqiptar. Në konferencën e parë u prezantua stafi që ka nisur tashmë punën për ngjarjen më të madhe të muzikës në vend. Martin Leka, drejtori i Festivalit prezantoi stafin me drejtor artistik sopranon, Inva Mula dhe producent muzikor kompozitorin Sokol Marsi. Regjia këtë vit i është besuar regjisorit Bledi Laço dhe skenari Pandi Laços.

Sopranoja dhe drejtorja artistike e festivalit të Rtsh-së, Inva Mula tha se tre netët e festivalit do të jene krejtësisht të ndryshme me vitet e shkuara. Ndërkohë ajo theksoi se këtë vit 22 këngët nuk do ekspozohen, por do sillen për publikun vetëm në netët e festivalit të Rtsh-së.

Këtë vit festivali i 57-të në Rtsh sjell në garë 22 arstistë të njohur nga 54 këngë që janë paraqitur për të qenë pjesë e kësaj gare muzikore.

Sicred