KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Festivali Europian i Këngës në RTSH

Festivali Europian i Këngës në RTSH

Që prej orës 21 në RTSH 1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana, ka nisur një nga eventet më të shumëpritura muzikore, Festivali Europian i Këngës – Eurovision Song Contest, i cili këtë vit mbahet në Tel Aviv. Mes një shkëlqimi të admirueshëm kanë performuar shtatë konkurrentë të natës së parë.
Shqipëria, këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”, fituese e Festivalit të 57 të këngës në RTSH. Ajo konkurron në natën e dytë gjysmëfinale në datën 16 maj. Maliqi do të jetë e 14-ta në rradhë, që është dhe kodi i votimit për këngën shqiptare.
Shqipëria si anëtare e EBU-së merr pjesë rregullisht që prej vitit 2004 në Festivalin Europian të Këngës. Prezantimi më i sukseshshëm i këngës shqiptare ka qenë ai i Rona Nishliut në vitin 2012 në Baku, me këngën “Suus”.
Festivali Europian këtë vit zhvillohet në datat 14, 16 dhe 18 Maj 2019. Rrjeti RTSH e transmeton drejtëpërdrejtë në RTSH 1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana.

Para Mbrapa

Para Mbrapa
Sicred