KRYEFAQJA » LAJME » Festime në Kosovë për 28 nëntorin

Festime në Kosovë për 28 nëntorin

Përveç urimeve të politikanëve në rrjetet sociale, edhe në Kosovë janë mbajtur aktivitete për ditën e Pavarësisë. Në kompleksin memorial në Boletin, është mbajtur një ceremoni, e organizuar nga Kuvendi i Kosovës, në kujtim dhe nderim të heroit kombëtar Isa Boletini. Ceremonia filloi me nderimin e flamurit kombëtar dhe atij shtetëror të Reupublikës së Kosovës, për të vijuar më pas me vendosjen e luleve mbi varrin e heroit, dhe vizita në kullën e tij. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vendosi sot flamujt kombëtar tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit, sëbashku me emrat e të gjitha qyteteve shqiptare. Dita e sotme shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, si dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare. Me këtë rast, në Prekaz janë vendosur kurora me lule mbi varrin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit. Ndërsa komuna e Lipjanit e nderoi komandantin legjendar me zbulimin e shtatores së tij si dhe vendosjen e emrit të tij sheshit ku ndodhet kjo shtatore.

Sicred