KRYEFAQJA » LAJME » Festat e fundvitit sjellin fluks në pikat kufitare

Festat e fundvitit sjellin fluks në pikat kufitare

Me afrimin e festave të fundvitit, në pikat doganore është shtuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve. Sipas të dhënave të datës 24 Dhjetor, nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5934 shtetas shqiptarë dhe 862 shtetas të huaj. Por të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë preferuar t’i kalojnë festat e fundvitit në vende të tjera. Nëpërmjet kësaj pike kontrolli nga Shqipëria kanë dalë 3059 shtetas shqiptarë dhe 302 shtetas të huaj. Ndryshe nga vitet e tjera edhe pse fluksi ka qenë i lartë, nuk janë krijuar pritje të gjata si në hyrje dhe në dalje. Pala shqiptare ka shtuar një sportel të katërt që nuk ka egzistuar më parë ndërsa burime thanë për televizionin shqiptar se edhe pala greke nuk ka nxjerrë problematika për qytetarët duke lejuar kalimin pa vonesa të emigrantëve. Situatë më e qetë paraqitet në pikat e hyrje daljeve në veri të vendit. Dogana e Morinit ka patur fluks të ulët të lëvizjeve për festën e Krishtlindjes.

Sicred